Spiderman sjell Babadimrin në Hemato-Onkologji
Të dashur miq, Care for Kosovo Kids dhe Klubi
Alpin Prishtina ju ftojnë që të na bashkëngjiteni në aktivitetin bamirës që
ka për qëllim sjelljen e buzëqeshjes në fytyrat e fëmijeve të prekur nga kanceri,
që janë të shtrirë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën Pediatrike në
QKUK, Prishtinë.
Vullnetarët e KAP dhe CfKK do të lëshohen me litarë nga ndërtesa e Klinikës
Pediatrike të veshur me veshje të karaktereve që fëmijët i pëlqejnë shumë si Spiderman,
Superman, Babadimër, etj.
Aktiviteti iu kushtohet fëmijëve të cilët janë duke u trajtuar në klinikë,
ndërsa qëllimi është ndarja e lodrave dhe dhuratave të vogla. Ju ftojmë të na
bashkoheni dhe të kontribuojmë të gjithë bashku.
Aktiviteti mbahet të martën (24.12.2019), prej orës 10:00 – 12-00 në oborrin e
Klinikës së Pediatrisë, vend në të cilin mund të na bashkoheni.
Ju ftojmë që të sillni ndonjë dhuratë të vogël për fëmijët (jo ushqim për shkak
të kushtëzimeve dietale të fëmijëve të sëmurë). Nëse sillni fëmijë me vete, le
të jenë ata që e sjellin dhuratën. T’i rrisim gjeneratat e reja me vullnetin që
të ndihmojnë e gëzojnë njëri-tjetrin.
Ndajini dy orë për këtë kauzë, #bashkohuni
dhe #dhuroni
pak buzëqeshje për fundvit.
Care for
Kosovo Kids që nga viti 2013 siguron të gjitha ilaqet për femijët me kancer
në QKUK.
Klubi
Alpin Prishtina angazhohet rregullisht për aktivitete të përgjegjësisë
sociale
E falenderojmë shumë Palaço me shokë për sigurimin e veshjeve.
#bashkohu
#dhurobuzëqeshje