Thethi – Ekspeditë Vjeshtore (11/12/13.10.2019)
Të Nderuar Miq,
Klubi Alpin Prishtina Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën Treditore në Theth (Komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës), Ekspeditë kjo e organizuar dhe e Guiduar nga Klubi Alpin Prishtina. Ekspedita do të zhvillohet me datat 11,12 dhe 13 Tetor (e Premte, e Shtunë dhe e Diel). Thethi është vendbanimi i lashtë I veriut, është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore. Gjithashtu, veçanti e kësaj ekspedite është edhe kalimi nëpër Luginën e Valbonës, gjë që e bën këtë shtegëtim shumë më domethënës. Pjesëmarja është e hapur; rezervimi dhe parapagimi obligativ.
Detajet e Organizimit:
Nisja nga Prishtina: e Premte, 11.10.2019 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)
Kthimi për në Prishtinë: E Diel, 13.10.2019 / 21:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Akomodimi: Në Bujtinë (2 net).
Kosto e Pjesëmarrjes: Gjithsej, 85.00 € për person
Përfshihen: Transporti Prishtinë-Valbonë; Transporti Theth-Ndërlysë; Dy net fjetje në Bujtina (darka e së premtes; mëngjesi/darka e të shtunës; dhe mëngjesi i të dielës).
Afati i Fundit për Rezervim: 09.10.2019; E mërkure ora 12:00. Rezervimi është i obligueshëm.
Mënyra e Lajmërimit: Tel: +383 44 240 517; E-Mail: [email protected]
Me rastin e rezervimit duhet të bëhet parapagimi 30.00 €.
Vëmendje: Në rast të plotësimit të vendeve, K.A.P. mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.
Plani i Ekspeditës:
E Premte.11.10.2019 – Nisja do të bëhet në ora 06:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë. Pas përgatitjes dhe renditjes, Grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth, 7.5 h. Në Theth arrihet në mbrëmje, ku edhe bëhet akomodimi në Bujtinë; dhe hahet darka.
E Shtunë 12.10.2019 – Ngrënia e mëngjesit dhe transportimi i grupit drejt Fshatit Ndërlysë, ku edhe fillon ecja nëpër fshatrat e Thethit, e ku planifikojmë ti vizitojmë atraksionet e Thethit; Vaskat, Syrin e Kaltër, Ujëvarën e Grunasit, Kanjonin e Thethit, Kullën e Ngujimit, si dhe të tjera pika të rëndësishme. Pra, e Shtuna është ditë ecjeje, vizitash dhe relaksimi me bukuritë natyrore të regjionit. Në mbrëmjen e së njejtës ditë, kthehemi prap te Bujtinë, ku pastrohemi, hamë darkë, dhe e kalojmë natën e dytë.
E Diel 13.10.2019 – Ngrënia e mëngjesit dhe nisja për në Valbonë, ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00, ose 18:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë, ku duhet të mbërrijmë rreth orës 21:00.
Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi +383 44 240 517
Ndihmës: Ekipi i K.A.P.
KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,