Spiderman sjell Babadimrin në Hemato-Onkologji
Të dashur miq, Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina ju ftojnë që të na bashkëngjiteni në aktivitetin bamirës që ka për qëllim sjelljen e buzëqeshjes në fytyrat e fëmijeve të prekur nga kanceri, që janë të shtrirë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën Pediatrike në QKUK, Prishtinë.
Vullnetarët e KAP dhe CfKK do të lëshohen me litarë nga ndërtesa e Klinikës Pediatrike të veshur me veshje të karaktereve që fëmijët i pëlqejnë shumë si Spiderman, Superman, Babadimër, etj.
Aktiviteti iu kushtohet fëmijëve të cilët janë duke u trajtuar në klinikë, ndërsa qëllimi është ndarja e lodrave dhe dhuratave të vogla. Ju ftojmë të na bashkoheni dhe të kontribuojmë të gjithë bashku.
Aktiviteti mbahet të martën (24.12.2019), prej orës 10:00 – 12-00 në oborrin e Klinikës së Pediatrisë, vend në të cilin mund të na bashkoheni.
Ju ftojmë që të sillni ndonjë dhuratë të vogël për fëmijët (jo ushqim për shkak të kushtëzimeve dietale të fëmijëve të sëmurë). Nëse sillni fëmijë me vete, le të jenë ata që e sjellin dhuratën. T’i rrisim gjeneratat e reja me vullnetin që të ndihmojnë e gëzojnë njëri-tjetrin.
Ndajini dy orë për këtë kauzë, #bashkohuni dhe #dhuroni pak buzëqeshje për fundvit.
Care for Kosovo Kids që nga viti 2013 siguron të gjitha ilaqet për femijët me kancer në QKUK.
Klubi Alpin Prishtina angazhohet rregullisht për aktivitete të përgjegjësisë sociale
E falenderojmë shumë Palaço me shokë për sigurimin e veshjeve.
-
Reviews 0 Reviews0/5
-
Vacation Style Activity TypeChildren, Family
-
Activity Level Challenging
-