No Trip matches your search criteira
‘’Mrekullia e vërtetë nuk është ecja mbi ujë ose ajër, por thjeshtë ecja në këtë botë ’’
Thich Nhat Hanh*
Si mund të bëheni pjesë e shtegtimit dhe ekspeditave tona
Pajisjet bazike të shtegtimit
Ushqimi për shtegtim
Shtegtimi/Trekking është aktivitet disaditor i ecjes dhe ka karakter natyror, eksplorues dhe avanturistik. Këto ecje përfshijnë territore më të mëdha dhe zakonisht zhvillohen në vende ku nuk ka transport apo shërbime tjera (ose janë të rralla). Si kategori e ecjes nuk lidhet me shtigje të shënuara, por kjo nuk është karakteristikë absolute. Trekking nuk duhet të ngatërrohet me Bjeshkatarinë. Fjala Trekk ka origjinë jug-afrikane Trekken, që do të thotë ''zgjatje e udhëtimit''.
Si aktivitet është impenjues fizikisht dhe kërkon organizim më të madh se sa ecja rekreative ditore. Grupet që merren me shtegtim janë grupe më të vogla dhe zakonisht i kanë të gjitha pajisjet në çantat e shpinës. Sidoqoftë, kjo mënyrë e ecjes është mjaft atraktive sepse mundëson vizitën e shumë vendeve brenda pak ditësh; fjetjet bëhen në tenda dhe është aktivitet shumë informativ dhe socializues. Në këtë kategori mund të hyjnë edhe kampingu, orientimi, river treking, etj.
Shtigje që konsiderohen shtegtim janë: Transversalja e Sharrit, Via Dinarica, Via Adriatica, El Camino.. etj.
Foto: Arben Llapashtica - Liqeni i Gjeravicës
Si mund të bëheni pjesë e shtegtimit dhe ekspeditave tona
Klubi Alpin Prishtina çdo vit organizon shtegtime të ndryshme nëpër Kosovë dhe vende tjera, duke përfshirë Ballkanin, Evropën, Azinë dhe Afrikën. Guidat tanë kanë zhvilluar shtegtim nëpër shumë vende dhe gjithnjë kanë qenë të këndshme dhe mbresëlënëse. Mënyra me e lehtë për tu bërë pjesë e këtyre shtegtimeve është pjesëmarrja nëpër ecjet ditore të cilat organizohen gjatë të dielave; gjatë këtyre ecjeve ju informoheni për së afërmi me shtegtimet e ardhshme . Gjithashtu, për shtegtimet tona do të njoftoheni edhe nëpërmes web-it dhe rrjetit tonë social
Foto: Arben Llapashtica - Vuthaj
Pajisjet bazike të shtegtimit
Foto: Blerdi Malushi - Vasilevë
Ushqimi për shtegtim