‘’Bëj çfarë të mundesh, me atë çfarë ke, kudo që je’’
Theodore Roosevelt*

Orientimi në natyrë është sport me origjinë nga Suedia, dhe ka të bëjë me orientimin nëpër terrene të panjohura, me hartë dhe kompas. Ekzistojnë disciplina të ndryshme që aplikohen nëpër gara ndërkombëtare, dhe si i tillë, është popullarizuar në gjithë botën.
Gjithashtu, orientimi është komponentë e sporteve që zhvillohen në natyrë, duke përfshirë Ecjen Rekreative, Bjeshkatarinë dhe Alpinizmin, prandaj është shumë i rëndësishëm për zhvillimin normal të këtyre aktiviteteve.

Aftësitë për orientim, me hartë dhe kompas, janë aftësi shumë të vlefshme për një guidë, sepse duke i shfrytëzuar këto aftësi, ai e ka idenë e qartë të terrenit që do të përshkojë, rreziqeve që e presin, kohëzgjatjes së ecjes, kategorizimit, etj.

image description
Best Seasons:All Seasons

No Trip matches your search criteira