"Shiko thellë në natyrë dhe do të kuptosh gjithçka më mirë" 
Albert Einstein*

Si mund të na bashkoheni

Pajiset bazike të hiking

Ushqimi

Hiking është aktivitet i ecjes rekreative dhe zhvillohet në shtigje të sigurta dhe pa rreziqe. Zakonisht është ecje një ditore por mund të zhvillohet edhe brenda dy ose më shumë ditësh. Është fjalë me origjinë angleze dhe ka kuptimin e ecjes. Varësisht nga vendet dhe kulturat, hiking mund të ketë edhe kuptime tjera, si: bushwalking, rambling, tramping, etj. Në këtë kuadër, përzihen kufijtë e kampingut, scouting, orienteering.. pra një ditë e ecjes rekreative (hiking) mund të ketë edhe kamping, orientim, por nuk mund të ketë kacavarje. Ecja Rekreative është lidhur ngushtë me shtigje të shënuara dhe të parapërgatitura më parë.

Njerëzit ecin zakonisht në këto shtigje të veçanta ecjeje, por ecjet bëhen edhe në terrene të pashënuara dhe pa rrugë por që nuk paraqesin rrezik për jetën. Si aktivitet dhe sport nuk ka kufij moshe prandaj është shumë i përshtatshëm për të gjithë njerëzit; në këtë mes është i rekomanduar nga shumë institucione shëndetësore në botë, ndërsa në disa kultura perëndimore është kategorizuar në listën e prioriteteve shtetërore me qëllim të përmirësimit të shëndetit të popullsisë. Hiking është aktiviteti bazik i gjithë aktiviteteve tjera që kanë të bëjnë me ecjen malore, ndërsa shumica absolute e simpatizuesve të ecjeve dhe aktiviteteve në natyrë i përkasin kësaj kategorie.

Foto: Arben Llapashtica  - Via Dinarica

Si mund të na bashkoheni

Klubi Alpin Prishtina zhvillon ecje të rregullta në të gjitha stinët, kryesisht të shtunave dhe të dielave, ndërsa pjesëmarrja është e hapur dhe mund të marrë pjesë çdokush, brenda parametrave etik dhe rregulloreve përkatëse.

Programi dhe terrenet përzgjidhen nga Sektori i Hikingut dhe të njëjtat përgatiten konform stinës dhe terrenit. Zakonisht gjatë një viti zhvillohen rreth 30 dalje të rregullta dhe përfshijnë territore të ndryshme malore brenda dhe jashtë Kosovës.

Thjeshtë, përcilleni web-in dhe rrjetin social të Klubit Alpin Prishtina dhe lajmërohuni për ecje, sipas parametrave të shpalljes

Foto: Valmir Gashi

Pajiset bazike të hiking

Foto: Arben Llapashtica - B.Polje

Ushqimi

image description

    Maja e Lubotenit 2498 m/lmd

    10

    Detajet e Organizimit: Nisja e Saktë: e Diel, 12.01.2020 / ora 06:00 Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21 Lloji i Transportit: Me Autobus Participimi për pjesëmarrje: Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person) Ata që vijnë…

    0
    Based on 0 Review