Një hap i vogël..

Alpinistët dhe personeli i K.A.P. shpesh janë involvuar në aktivitete sensibilizuese dhe vullnetare, gjithnjë në shërbim të komunitetit dhe në shërbim të kauzave të veçanta. Një aktiviteti i tillë ishte edhe ai i datës 24 dhjetor në Klinikën e Pediatrisë, ku së bashku me ‘Care for Kosovo Kids’ shpërndamë dhurata simbolike për fëmijët të cilët janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Sektori i Përgjegjësisë Sociale dhe Sektori i Alpinizmit bashkëpunuan ngushtë për realizimin e këtij aksioni simbolik por të veçantë. Kësaj radhe alpinistët iu qasën dritareve të dhomave.. nga kulmi i objektit, të maskuar si personazhe filmash.. si Batman, Superman, Spiderman dhe Babadimra, dhe kjo rezultoi me buzëqeshje të shumta, gëzim dhe habi.. te fëmijët dhe prindërit e tyre. ‘Care for Kosovo Kids’ dhe personeli i kësaj klinike kanë bërë dhe janë duke bërë shumë për këtë çështje, dhe kjo qasje e tyre na jep vullnet edhe neve që të vazhdojmë me aktivitete të veçanta në këtë fushë.

LEAVE COMMENT