Çiklo Sigurt Prishtinë
Aktiviteti: Marsh i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë
#ciklosigurt
Të nderuar çiklistë, shoqëri dhe ambientalistë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në marshin e çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Aktiviteti në kuadër të projektit “Çiklo Sigurt Prishtinë”
Projekti “Çiklo Sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Ownership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina.
Detajet e aktivitetit:
Data: 23 shkurt 2020 h 12:00
Pikë-nisja: IHMK (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës), Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës
Pikë-arritja: Parku i Gërmisë
Trajektorja e marshit ka gjatësi prej 7 km dhe do të zhvillohet përgjatë segmenteve rrugore të paraqitura grafikisht në hartë.
Qëllimi i aktivitetit:
Çiklistët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë, që vjen edhe si rrjedhojë e dominimit të mjeteve motorike në rrugët e kryeqytetit.
Përveç kushteve minimale të infrastruktrës dhe sigurisë së dobët për komunitetin e çiklistëve, çiklistët tani përballen edhe me ajër të pashëndetshëm (në kushtë të tilla të cilësisë së dobët të ajrit nuk rekomandohet të çiklohet).
Marshi ka për qëllim vetëdijësimin e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin – Bicikletës.
Vëmendje: Helmeta në kokë është OBLIGATIVE.
Përkrahësit vullnetarë:
Marakli t’Biciklave
Bike Friendly Café & Shop powered by Supercyclists
Komuna e Prishtinës
Policia e Kosoves
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit
Drejtoria e Administratës
Drejtoria e Sporit
Drejtoria e Urbanizmit
Drejtoria e Parqeve