Bjeshkët e Zhlebit (20.10.2019)
Të Nderuar Miq,
Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Bjeshkët e Nemuna, në Masivin Malor të Zhlebit. Kjo ecje ka për qëllim vizitën në Luginën e Zhlebit dhe Rusolisë, si dhe ngjitjen në Majën e Zhlebit.
Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 20.10.2019 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë
Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail ([email protected]); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 383 44 240 517 (SMS, Viber). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Detajet e Shtegut (T2)
Lartësia: 2365 m/lmd
Amplituda: min1200 m; max 2365 m
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës (Veri-Perëndim)
Relievi: Shtigje Bjeshke dhe Livadhe Alpine
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 17 km
Vështirësia: Mesatare (T2)
http://klubialpinprishtina.com/map/
Kërkesa: Përgatitje për ecje në bjeshkë, me ngjitje graduale; ushqim të zakonshëm dhe ujë, veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë, çorapë dhe ndërresa rezervë.
Përshkrimi:
Maja e Zhlebit është maje e veçantë për nga pozita gjeografike. Gjendet në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin me Malin e Zi, dhe është njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Zhlebit dhe Rusolisë. Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Është bjeshkë e pasur me florë dhe faunë, ndërsa pamja është impozante.
Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.
Udhërrëfyes: Qendrim Sopi
Ndihmës: Florent Shala
KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm,