Çiklistët

Çiklizmi i sigurt në Prishtinë

Të nderuar çiklistë,

Ju njoftojmë se Sektori i Çiklizmit i Klubit Alpin Prishtina ka filluar me implementimin e projektit: ‘’Çiklizmi i sigurt në Prishtinë’’, qëllimi i të cilit është vetëdijesimi dhe nxitja e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me ambientin: biçikletës.

Projekti është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Ownership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë, si dhe implementuar nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy – INDEP, ndërsa aktivitetet e projektit përfshijnë një gamë veprimesh në kuadër të vetëdijesimit, rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të kushteve të infrastrukturës për çiklistë të të gjitha kategorive.

Financuar nga:
Fondet e Bashkimit Evropian

Menaxhuar nga:
Zyra e BE në Kosovë, European Union Kosovo

Implementuar nga:
Balkan Green Foundation BGF
Institute for Development Policy INDEP

Bartës i Projektit:
Klubi Alpin Prishtina

Menaxhere e Projektit: Urtina Mehmeti
Ekipi implementues i projektit: Atdhe Gani Sylaj, Berat Rakovica, Arlind Demaj dhe Vera Nika

Përkrahësit:
Marakli t’Biciklave
Bike Friendly Café & Shop powered by Supercyclists
Policia e Kosoves
Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit
Drejtoria e Administratës
Drejtoria e Sportit
Drejtoria e Urbanizmit
Drejtoria e Parqeve

Bordi i K.A.P. i uron punë dhe suksese ekipit implementues të projektit.

LEAVE COMMENT