Maja e Lubotenit 2498 m/lmd

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 12.01.2020 / ora 06:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

  • Reviews 0 Reviews
    0/5
  • Vacation Style Activity Type
    Hiking, Kushte dimërore, Tereni: T3
  • Activity Level Challenging
  • Group Size Medium Group
    50
All about the Maja e Lubotenit 2498 m/lmd.

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina e fillon programin 2020 me ngjitjen në Majën e Lubotenit, prandaj ju ftojmë të merrni pjesë në ngjitjen dimërore të së dielës. Pjesëmarrja është e hapur, ndërsa nga pjesëmarrësit kërkohet të rezervojnë me kohë dhe të jenë të përgatitur me veshje dimërore.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 12.01.2020 / ora 06:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail ([email protected]);  (www.facebook.com/KlubiAlpinPrishtina/) ose në Tel:+ 383 44 240 517 (sms, Viber). E dërgoni Emrin-at / Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T3):
Lartësia: 2498 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Koordinatat gjeografike: 42°12′ 24“ V 21°07′ 10“ L
Tereni: T3. Kushte dimërore
Kohëzgjatja e Ecjes: 9-10 orë (me pushime)
Gjatësia e Shtegut:Gjithsej 19 km

Vëmendje:
Kjo ftesë vlenë për gjithë ata entuziastë të natyrës dhe sportit, që duan të sfidohen në ngjitje dimërore; por edhe për ata që duan ta përsosin teknikën e ngjitjes grupore në dimër, e ku ka përdorim të metodave dhe standardeve alpine. Gjithashtu, duhet ta theksojmë se, veshmbathja adekuate është element thelbësor për ngjitje të suksesshme. Pjesëmarrësit duhet të kenë qizme të thella dimërore, gete, xhaketë adekuate, kapelë dimërore, shami dhe dorëza të trasha. Ata që kanë rekuizita dimërore, duhet ti marin me vete (krampona, kazma e borës, shkopinjtë e skijimit, syze mbrojtëse, drita, ndihma e parë, etj).

Udhëheqës i ngjitjes: Qendrim Sopi
Ndihmës: Haki Hasanramaj, Florent Shala & Nazmi Hasanramaj

Partnerë: Red Bull & Korporata Rugove

KAP-i Ju dëshiron ngjitje të suksesshme.

  1. Koha Kohë zgjatja

    Add Itinerary Description