Shiko thellë në natyrë dhe do të kuptosh gjithçka më mirë

Gjithpërfshirja Sociale Përmes Aktiviteteve në Natyrë" është projekt i cili e ka krijuar platformën e edukimit në natyrë dhe konceptin gjithëpërfshirës të të gjitha komuniteteve pa dallim. Projekti ka si qëllim gjithashtu zhvillimin e një platforme afatgjatë për edukimin në natyrë në Kosovë, duke hartuar edhe një manual për trajner të cilët punojnë me të rinj.

Projekti synon të promovojë aktivitete në natyrë të përmirësojnë të kuptuarit e diversitetit kulturor midis të rinjve në Kosovë dhe të angazhojnë studentë me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore për të marrë pjesë në aktivitete së bashku.

Në këtë trajnim janë të përfshirë 18 mësimdhënës nga nëntë komuna të Kosovës (Komunat Dragash, Fushë Kosovë, Mitrovica Veriore, Prizren, Kamenicë, Mitrovica Jugore, Istog, Lipjan dhe Mamushë), të cilët janë aftësuar nga trajnerë të licencuar për fushat specifike të sporteve në natyrë (bjeshkatari, orientim, alpinizëm, skijim dhe ndihmën e parë); trajnime këto të cilat rritën njohuritë dhe kompetencat e tyre në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të tilla në komunat e tyre.

Stafi multietnik i angazhuar në këtë projekt vazhdon të jetë profesional, kompetent dhe i përgjegjshëm për rëndësinë dhe ndikimin e kësaj platforme në themelimin e traditës dhe programit për edukimin e nxënësve në natyrë. Përkushtimi i trajnerëve gjatë implementimit të kampeve dhe aktiviteteve të shumta në 2019 dhe 2020, është faktor motivues dhe rrugë e sigurt për zhvillimin dhe vazhdimin e mëtejshëm të aktiviteteve.

Projekti është i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe u implementua nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina (KAP).

Shtegtoni me ne

If you want something you never had

You have to do something you’ve never done

    RAFTING NË KANIONIN E OSUMIT

    Uncategorized

    Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në turin dy ditor në Kanionin e Osumit në Shqipëri, me qëllim të raftingut grupor në lumin Osum. Ky tour do të zhvillohet me datat 23 dhe 24 Maj 2026 (e shtunë/e…

      Maja e Lubotenit 2498 m/lmd

      Ecjet njëditore (Hiking)

      Detajet e Organizimit: Nisja e Saktë: e Diel, 12.01.2020 / ora 06:00 Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21 Lloji i Transportit: Me Autobus Participimi për pjesëmarrje: Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person) Ata që vijnë…

      Bjeshka e Shkrelit

        Bjeshka e Shkrelit

        Uncategorized

        Detajet e Organizimit: Nisja: e Diel, 24.11.2019 / ora 07:00 (tubimi në 06:45) Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21 Lloji i Transportit: Autobus Participimi për pjesëmarrje: 10 € Ata që na Bashkohen me Vetura private: 5 € Afati…

        Work Hard In Silence,

        Let your success be your noise.

        702 Sektori i ecjes dhe bjeshkatarisë
        77 Sektori i edukimit në natyrë
        73 Sektori i Alpinizmit
        20 Sektori i çiklizmit malor&rural
        50 Sektori i përgjegjësis sociale
        73 Projektet

        DONATORËT / PARTNERËT

        People who always support and endorse our good work